Arsid Kruja është rikthyer te Vllaznia. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi shkodran nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
25-vjeçari ishte pjesë e Teutës në gjysmën e parë të sezonit, teksa tani do të vijojë karrierën në qytetin e lindjes.
KF Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së sotme zyrtarisht pjesë e saj është edhe futbollisti shkodran Arsid Kruja. Administratori i klubit z. Suad Lici ka arritur akordin me lojtarin në fjalë i cili së fundmi për një vit ka qenë pjesë e Teutës, për ta rikthyer sërish tek ekipi kuqeblu.
Marrëveshja dypalëshe është arritur për një kontratë 18 mujore dhe gjithçka është mbyllur ashtu si duhet me hedhjen e firmës në të. Futbollisti Arsid Kruja nuk ka humbur kohë dhe menjëherë paraditen e sotme është vënë në dispozicion të trajnerit Lika për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin.
KF Vllaznia i uron suksese futbollistit të sapoardhur dhe sëbashku të bëjmë më të mirën për ta çuar skuadrën tonë aty ku i takon të jetë. Mirëserdhe në shtëpi, Arsid Kruja!-thuhet ne njoftimin e klubit kuqeblu.