“Hë, ç’do të hamë sonte për darkë?”, e pyeti burri… mos qeshni po mundët me përgjigjen e gruas!

Ju ftojmë të lexoni këto pjesëza qe kemi përgjedhur, jemi të sigurtë që në fund të artikullit do ndjeheni më të lehtësuar dhe më të qeshur…

Kur mundohesh të bindësh Zhozefinën!
Zhozefina ëndërronte prej kohësh për një peliçe gëzofi, por burri gjente gjithfarë argumentesh për t’ia hequr nga mendja këtë dëshirë.

– Ja, mendoje vetë, – rreket ta bindë ai, – ne i duam kaq shumë kafshët, kurse ti dashke, që disa kunadhe të gjora të flijohen për peliçen tënde. E kupton, çfarë shërbimi kolosal i bëjmë botës së kafshëve, po t’i lëmë këto krijesa të pafajshme të bredhin lirshëm në gjirin e natyrës!

– Shumë të drejtë ke, i dashur, – pranoi gruaja.

Në mbrëmje, kur u kthye në shtëpi, shumë i kënaqur, që e kandisi bukur të shoqen, burri e pyet:

– Hë, ç’do të hamë sonte për darkë?

– Desha të të gatuaja bërxhollë gici me patate të skuqura dhe pak mish qingji të pjekur, por u kujtova për atë që më the për punën e kafshëve. Prandaj për darkë kemi vetëm patate të ziera.

Besoj, se do jesh i kënaqur, që, falë teje gici i vogël dhe qengji i urtë do të vrapojnë të gëzuar në gjirin e natyrës.

Të nesërmen burri e solli peliçen në shtëpi…

Dhurata për ditëlindje
Ajo nuk e mbante dot më të fshehtë.

– I dashur, iu drejtua të shoqit. – Nuk kam më durim të pres të vijë ditëlindja jote dhe që tani dua të të them, çfarë dhurate të kam blerë. Të bleva një qilim, për ta shtruar para pasqyrës sime dhe një statuetë bronzi për te oxhaku i dhomës së pritjes. Po ti, ç’do më blesh?

– Ty? – u përgjigj tjetri mendueshëm. – Me sa duket, do të të blej një makinë rroje të markës së fundit dhe disa kollare të bukura…

Juliani dhe Olegu
Juliani ftoi mikun e tij, Olegun, për ditëlindje në shtëpi. Pa hyrë mirë, Juliani puthi të shoqen dhe vërejti buzagaz, që ajo duket shumë e bukur.

Pasi hëngrën, Juliani e lëvdoi gruan për drekën e shijshme dhe sërish e puthi.

– Gjithmonë kështu sillesh me gruan? – e pyeti shokun Olegu, kur ajo doli për pak minuta.

– Të them të drejtën, gjithmonë, – u përgjigj Juliani, – kjo na ndihmon të jetojmë në harmoni.

Kjo i bëri përshtypje Olegut. Në mbrëmje, sapo u kthye nga puna, ai e përqafoi të shoqen, e puthi dhe i tha:

– E dashur, sot dukesh vërtet e mrekullueshme dhe unë ndihem i lumtur, që kam një grua si ti.

Gruaja e vështroi me habi dhe befas ja plasi të qarit.

– Për hir të zotit, grua! Ç’pate? – e humbi toruan Olegu.

– Ç’është kjo ditë kaq ters për mua sot? Në fillim djali theu turinjtë, pastaj u prish lavatriçja, tani edhe ti na erdhe i dehur në shtëpi!!!

Kukulla e babit!
Me t’u kthyer në shtëpi nga puna, burri nisi të përshkruante i ekzaltuar vlerat e pazakonta të sekretares së tij të re.

– Sa e mençur, korrekte, e shkathët dhe… e mirkë, shumë e mirkë… Me pak fjalë, kukull e vërtetë!

– Kukull?! – ngriti veshët gruaja.

– Po, po, kukull e vërtetë! – përsëriti burri.

Papritur vajza e tyre pesëvjeçare, e cila merrte vesh mirë nga kukullat, ngriti kokën dhe pyeti:

– Babi, po ajo i mbyll syçkat, kur ti e vë të flejë?

Ah raki!
Gruaja vendosi t’i hiqte të shoqit rakinë. U mbështoll me çarçaf të bardhë, mori një fener në dorë dhe nisi ta tundë burrin, derisa e zgjoi.

Burri – Ç’ka bërë vaki? Kush je ti?

Gruaja – Satanai!

Burri – Ooo, le t’i shtrëngojmë duart njëri-tjetrit, plako, unë jam martuar me motrën tënde…

Çifti i pazakontë
Një çift bashkëshortësh jetuan 50 vite bashkë. Gruaja ishte spiritualiste, kurse burri besonte në rimishërim.

Papritur burri vdi.q dhe gruaja nisi të shkojë pothuajse çdo ditë në seanca spiritualiste me shpresë, se do të kontaktonte me bashkëshortin e dashur.

Më në fund një natë u dëgjua zëri i tij i fortë dhe i qartë. Ajo u gëzua pamasë, megjithëse nuk i pëlqeu toni i tij tejet vetëbesues.

– Hë, të pëlqen atje? – belbëzoi ajo.

– Merre me mend, këtu është aq mirë, sa s’më besohet. Qielli është i kaltër, i kaltër, uji i pastër e i tejdukshëm, kurse përreth ka një mori krijesash të reja të etura, me sy të mahnitshëm…

– Ashtu? – tha ajo paksa hatërmbetur. – Nuk e kisha menduar ndonjëherë, që në parajsë ka gjëra të tilla…

– Në parajsë?! – qeshi tjetri. – Kush të tha që jam në parajsë? Unë jam rimishëruar në dem dhe tani ndodhem në malet e Skocisë…

Kur të mundesh…
Gruaja po lyente tavanin hipur në shkallë dhe i lutet të shoqit, që shihte hokej në televizor:

– Po u rrëzova, të lutem, kur të ketë pushim, njoftoje pak… urgjencën.

Kur qëllon me fat!
Në kohën e drekës bashkëshortët u grindën keqas; fluturuan pjata, u përmbys tavolina… Fqinjët u dridhën nga frika.

Gruaja bëri gati valixhet dhe iku nga shtëpia, por dy orë më vonë ajo sërish ngjit shkallët, shtyn derën me këmbë dhe thotë:

– Këtë herë pate fat! Mamaja ime qe grindur me babin dhe kishte vajtur te e ëma…

Gruaja në të zeza…
– Kam parë gruan tënde të veshur me të zeza. I ka vde.kur ndonjë i afërm?

– Jo, por u grind keq me mua dhe u rikujtua të mbajë zi për burrin e saj të parë…

Ëndrra e gruas!
Gruaja: – Sikur ta dish, ç’ëndërr kam parë mbrëmë!

Burri: – Hë, ma trego…

Gruaja: – Pashë ëndërr, sikur ndodhesha në një… si punë dyqani, ku shitnin… burra. Ç’bukurosha kishte-e! Disa prej tyre i mbanin në këllëfë prej xhami dhe i shitnin me çmime astronomike. Të tjerë kushtonin më lirë, por gjithsesi, simpatikë edhe ata.

Vajzat e kamura zgjidhnin burrat më të bukur. Interesant, ë?

Burri: – Po të tillë, si unë, kishte?

Gruaja: – Po. Kur po dilja, në pavijonin “Shitje me skonto” vërejta disa si puna jote. Por nuk i blinte kush…

Hajde dil, po deshe!
Tek lypte nga e shoqja besnikëri absolute, burri vazhdonte të bënte jetë beqari.

Thuajse çdo mbrëmje, duke e lënë të shoqen me fëmijët, ai i thoshte me të tallur:

– Mirupafshim, mami e tre kolopuçëve!

Mirëpo një ditë gruaja nuk duroi dhe vendosi të tallej edhe ajo:

– Mirupafshim, babi i njërit prej tyre!

Që nga ajo ditë burri nuk del më mbrëmjeve…

Ku burri?
Një grua i drejtohet e merakosur një kalimtari:

– Mos e keni parë burrin tim? I thashë të takoheshim këtu, por unë u vonova… tri orë…

– Ç’pamje ka burri juaj? Mos ka ndonjë shenjë dalluese?

– Hëm… Tani me siguri, do të jetë bërë spec i kuq në fytyrë…

Ç’të hash më përpara!
Burri i uritur, kthehet nga puna. Gruaja i thotë shend e verë:

– I dashur, sot pashë një emision të mrekullueshëm në televizor. Tani e di, si gatuhet pula me pana dhe kërpurdha…

– O-o, po më shkojnë jargë nga lezeti!

– Po, por… Tek ndiqja emisionin, harrova biftekun në zjarr dhe… Po të bëj nja dy makarona…

Ah Viktor, Viktor!
Në plazh gruaja vëren, që i shoqi vazhdimisht shqyen sytë pas vajzave të reja. Ajo e qorton:

– Sillu më mirë, Viktor, mos harro, që je i martuar!

– E çfarë pastaj? Nëse jam në dietë, kjo nuk do të thotë, që s’kam të drejtë të lexoj menunë…

Shkenca thotë që…
Burri heq mënjanë gazetën dhe i thotë të shoqes:

– Këtu një shkencëtar shkruan, që gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

– E përse ma thua, këtë?

– Sepse natën ti duhet të flesh, jo të presësh, sa të kthehem unë.

Përse vallë?!
Dje në kinema hasa burrin tënd, por ai nuk më njohu.

– Po, edhe ai kështu më tha…

Zemër, po kjo vjersha…
Gruaja lexon një vëllim me vjersha lirike dashurie. Befas kthehet nga i shoqi dhe i thot:

– I dashur, njëfarë Petrarka ka vjedhur vjershën tënde, që ma dhurove 20 vite të shkuara…

Kur e ke gruan mësuese…
– Hë, të shau gruaja mbrëmë, që vajte aq vonë në shtëpi:

– Ti nuk e di, ç’do të thotë të kesh grua një mësuese:

Ajo nxori një fletore shkolle dhe më vuri të shkruaj 100 herë:

“Unë duhet të jem në shtëpi jo më vonë se ora 10 e mbrëmjes”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME