Mbi 5 orë në këmbë për të blerë ilaçe, bora izolon fshatrat shqiptarë

Pas reshjeve të dendura të dëborës që zgjaten 4 ditë në Bulqizë, shume fshatra vazhdojnë të mbeten të izoluara.

Pjesa më e madhe rrugëve në Fushë Bulqizë, Zerqan, Martanesh, Shupenze, Ostren, Trebisht ende janë bllokuara.

Një prej banoreve thotë se vajzën e sëm.urë e kane nxjerrë në krahë deri në rrugën kryesore për ta transportuar më pas në spital.

Në fshatra të njësisë Zerqan banorët janë detyruar të hapin rrugën me forcat e tyre, sepse përndryshe nuk mund të furnizojnë bagëtinë me bazë ushqimore.

Ali Muça, banor i fshatit Orzhanove në njësinë administrative Ostren ka udhëtuar 5 orë në këmbë deri në Shupenzë për të blerë ilaçe, sepse sipas tij bashkia nuk ka marrë masa për hapjen e rrugëve.

Në shumë segmente të rrugës mungon kripa dhe skorjet, më problematike situata në rrugën nacionale paraqitet në aksin Ura e Çereneçit deri tek Ira e Topojanit, ku gjatë së dielës në Shupenzë për shkak edhe të trafikut të renduar, për më shumë se një orë makinat ngelen të bllokuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...