Ernest Gjoka, trajneri i Kamzës, ka analizuar sfidën miqësore të zhvilluar dje me Kastriotin.“Si qëllim kishim që skuadra të reagonte nën ngarkesë.
Deri diku ekipi dha sinjale pozitive. Kemi ende shumë punë për të bërë, do të vazhdojmë të këmbëngulim për t’i bërë gjërat mirë, por kjo periudhë për atë që bëmë dhe për atë që dhamë ishte pa gabime dhe deri diku na bën optimist.
Ekipi më shumë se kurrë, tashmë ka nevojë që të jemi të gjithë bashkë: Presidenti, kryetari i bashkisë, të gjithë lojtarët e skuadrës, tifozët, qytetarët e Kamzës, për t’i dhënë mbështetje. E thënë ndryshe, nëse nuk do të jemi në një llogore, do të dështojmë.
Jam i bindur dhe optimist se Kamza, duke pasur të gjitha hallkat bashkë, të shtrënguara fort, do t’ia dalë me sukses”, tha Gjoka, që më pas foli edhe për miqësoren me Vllazninë.
“Mendoj se ndeshja me Vllazninë do të jetë mjaft e rëndësishme për ne dhe objektivat e klubit”- e ka mbyllur prononcimin e tij per mediat trajneri i Kamzës Ernest Gjoka, i cili siç dihet, sezonin e kaluar ka drejtuar Vllaznine.