Një lagje që ishte planifikuar si zonë luksi për blerës të huaj nuk e ka arritur qëllimin për të pasur sukses, duke u kthyer në një qytet fantazmë me vila përrallash.
Nga larg, Burxh Al Babas, në Turqi, duket sikur ka dalë nga filmat e Disnejt, me vilat luksoze që janë ndërtuar me një arkitekturë si prej kështjellash përrallore.
Projekti nisi në vitin 2015 dhe ndërtuesi shpresonte që estetika e arkitekturës do të tërhiqte pasanikë të huaj. Por edhe pse vazhdon të ketë një buxhet prej 200 milionë dollarësh, grupi ndërtues, Sarot, ka shpallur falimentimin për shkak se nuk ka mundur t’i shesë pronat.
Bllokimi i shitjeve të pronave po shihet jo vetëm në Turqi, por edhe në Nju Jork, Las Vegas,
Tokio e Spanjë, ku pronat e braktisura sa vijnë e shtohen. Por askund nuk është krijuar atmosfera e veçantë që ndihet te Burxh Al Babas.
Vilat janë në Mudurnu, në veriperëndim të Turqisë
TopChannel