Mjeshtri Dedë Bregu kampioni i sportit burrëror të mundjes së lirë ka të drejtë të ndihet krenar ndoshta më tepër se për vete, për vajzën e tij Vera, Mjeshtrën e Merituar të Sportit Shqiptar, 10 herë kampione kombëtare e Shqipërisë në kërcimin së gjati, përmirësuese 7 herë e rekordit kombëtar të kësaj gare, 4 herë fituese e 3 hapshit.
“Vera e cilësuar si ambasadore e sportit shqiptar në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të atletikës; në mitingje, në kampjonate ballkanike, europjane, botërore- të gjitha këto në përsonalitetin, talentin dhe përkushtimin e një vajze të thjeshtë[1].
Vera e Dedës nga Lotajt e Shalës dhe Agetinës nga Shiroka, lindi me 21 prill të vitit 1969 në Grudë të Re në një familje sportistësh shembullorë.
Babai ishte harushan i tapetit, ndërsa nëna një nga notaret e para që mori pjesë në garat e notit të zhvilluara tradicionalisht që në vitin 1958. Vera në konstitulucionin yjorë është një demushe tipike, e
ndriçuar zemërgjersisht nga planeti Neptun i cili i dha forcën, karakterin dhe grintën që i duhet një sportistje të madhe së bashku me intiligjencën edhe sensualitetin vezullonjës femror.
Prindërit panë tek vajza e tyre që po rritej si njomza talentin e lindur prandaj e nxitën dhe e ushqyen duke i dhënë shtysë në “aventurën” e vështirë e spektakolare të sportit.Verën e vogël do ta merrte për dore mësuesja e saj Luke Zefi ish- rrekordmene e kërcimit së gjati e cila do ta orjentonte drejt ekipit të moshave të Vllaznisë.
Eshtë një nga kënaqësitë më të veçanta kur nxënësi bëhet akoma më i famshëm se mësuesi apo mësuesja e tij.”Vera ime ishte dhe mbetet atletja jonë më e mirë e të gjitha kohërave në disiplinën e saj. Është një kënaqësi e dyfishtë që një ish- kampjone të zbulojë një kampjone apsolute që i përket historisë [2].
Më vonë që në moshën 12- vjeçare stervitet nga një ish- rrekordmene dhe kampjone e këcimit së gjati Angjelina Gurakuqi, debuton në garën e parë duke kërcyer 4m e 31cm dhe renditet e dyta për moshat e reja.