Historia e nënës shqiptare që përballon e vetme sfidat dhe vështirësitë e jetës

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Bakija, e cila solli historinë e jetës së nënës së saj, Nailes.

Bakija rrëfeu historinë e dhimbshme dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte përjetuar Nailja. Ajo që 9-muajshe kishte mbetur jetime dhe në moshën 21 vjeçare ishte martuar me Seferin. Ata kishin sjellë në jetë 4 fëmijë.

Seferi pa i dhënë asnjë shpjegim e kishte braktisur Nailen dhe fëmijët. Ai kishte marrë gjakun e vëllait dhe për këtë arsye sistemi i asaj kohe e kishte dënuar me vdekje, ndërsa familjen e tij e kishte internuar.

Bakija kishte ardhur në programin “Dua të të bëj të lumtur” që ta falënderonte Nailen për mbështetjen që i kishte dhënë në periudhën më të vështirë të jetës.

Për t’i kthyer asaj buzëqeshjen moderatorja, Arbana Osmani kishte ftuar aktorin e dashur të humorit dhe të preferuarin e Nailes, Agron Llakaj, i cili në studio erdhi nën petkun e personazhit të Anesë.

Agron Llakaj ndau me publikun historinë e familjes së tij dhe iu drejtua Nailes me këto fjalë: “Nuk besoj se ka fjalë më të madhe se fjala nënë. Të qash nga lumturia është bukuri e madhe dhe këtu kanë meritë kanë fëmijët e tu që të kanë dhuruar lumturi dhe dashuri. Më lejo që për shumë e shumë nëna si ty që shkrijnë jetën për fëmijët të të puth duart!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...