Në çdo lagje që të shkosh mund të shikosh në rrugë ose edhe dyqane shitje të rrobave të përdorura ose siç njihet nga konsumatorët ‘Gabi’. Kohët e fundit kjo tendencë për të blerë tek Gabi është kthyer në një mani, sa edhe mediat e huaja kanë shkruar për Shqipërinë si konsumatoren më të madhe të blerjes së rrobave të përdorura.
Kështu, edhe mjekësia është futur në veprim për ta parë këtë tendencë më tepër si varësi, sesa pjesë të nivelit të ekonomisë ndër familjet shqiptare.
Sipas psikologëve, raste të tilla, kur blerja kalon në varësi është i njëjtë me një shumëllojshmëri varësish të tjera: dro.ga, alk.ooli, etj.
Kjo varësi më tepër vërehet tek femrat, pasi mania e tyre për t’u dukur çdo ditë ndryshe, bënë që ato të kthehen çdo ditë në tregje të rrobave të përdorura edhe pse veshjet që blejnë ndoshta nuk i veshin kurrë. Një histori e vërtet na vjen nga Jona., një vajzë nga Elbasani, e cila na tregon historinë e saj të varësisë.
“Varësia nisi rastësisht, kur pija kafe më shoqet në bisedat e tyre dëgjoja që thoshin se këtë e bleva kaq lek e taë kaq lek. I shikoja rrobat e tyre dhe më pëlqenin, dhe ç’është më e bukura se ishin shumë lirë.
Një ditë e kisha pushim dhe vendosa të shkoja edhe unë njëher. Nuk më pëlqeu si për herë të parë sepse nuk kisha nerva të kontrolloja në gjithë atë mori rrobash.
Por ndërkohë që po dilja pashë një cantë të varur dhe më pëlqeu shumë. Ishte edhe origjinale për më tepër, e pyeta për çmimin dhe ma mbante xhepi. E bleva pa hezituar dhe e shikoja si një blerje me mend.
E bukur, e re, origjinale dhe shumë e lirë. Mendoja se po ta kisha blerë të re do më kushtonte shumë më tepër. Dhe kështu nisi saga ime e blerjeve tëk ‘Gabi’ derisa sa kuptova që shume gjëra ishin të kota dhe pa vlerë dhe që nuk i vishja asnjëherë.
Por kjo nuk më ndalonte të shkoja përditë dhe të blija akoma, derisa një ditë një shoqe që e vuri re varësinë time më rekomandoi që të kërkoja ndihmë tek psikologu.
Deri në ato momente nuk e kisha kuptuar që kisha rënë pre e një varësie, por kur u konsultova me psikologen time dhe pas disa seancave tani arrij ta kontrolloj veten e të mos bie pre e manisë sime”.
Një anketim i Komisionit Evropian gjeti se mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Por mjekja psikiatre thotë se duhet bërë dallimi mes varfërisë dhe varësisë.
“Ajo që përbën sëmundje është varësia që krijojnë femrat ndaj blerjeve të panevojshme. Aty nis ankthi. Ne i trajtojmë si të gjitha varësitë e tjera: dr.oga, alko.oli…”, shprehet një psikologe.
“Brenda një muaji janë trajtuar 10 gra. Asnjëra nuk ka qenë e varfër, ishin në një nivel mesatar”, tregon psikiatrja.