Gjoka: Rikthimi në Shkodër? Isha në siklet, miqtë më lajmëruan për kontestimet nga disa njerëz

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka folur pas ndeshjes në Shkodër jo vetëm për humbjen e skuadrës së tij, por edhe për paralajmërimin nga disa miq të tij se çfarë e priste në këtë qytet:

“Nuk mund të biem në panik nga rivëniet anësore dhe për këtë folëm me skuadrën, ndërsa goli i dytë i Vllaznisë është një gabim njerëzor, që i ndodh kujtdo. Ne këtë ekip kemi, tani nuk mund të bëjmë asgjë, me këtë ekip do të vazhdojmë.

Ka probleme, por presidenti Qarri ka garantuar se gjërat do të shkojnë mirë, pastaj problemet me bashkinë na vjen keq që ndodhin.

Rikthimi në Shkodër? Për hir të së vërtetës, isha në siklet, sepse miqtë e mi më lajmëruan se do të kishte kontestime.

Të gjithë mendojnë se Gjoka ishte pjesë e fatkeqësisë së Vllaznisë, por Gjoka ishte pjesë e fatkeqësisë së vet në Shkodër, fizike dhe profesionale”, – ka thënë Gjoka. / Vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME