I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grandt Prixin që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit, pasi ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen.

Kampionia Olimpike e Rio 2016 dhe ish-kampionia e botës, Majlinda Kelmendi u kthye në garat ndërkombëtare në fund të vitit 2018 me një medalje të argjendtë në Grand Slam Abu Dhabi dhe medalje ari në Grand Prix Tashkent.

Megjithatë, ka nisur mirë edhe garat e vitit 2019, pasi është stolisur me medalje në Grand Prixin e Tel Avivit.

Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Tel Aviv pasi ka mposhtur izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.

Majlinda Kelmendi deri në finale ka arritur pas tri fitoreve radhazi me ippon.

Fillimisht pejania mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas vazhdimeve me ippon.

Xhudistja 27-vjeçare do të jetë shumë aktive në vitin 2019, tani ajo është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME