Nuk të ndodh çdo ditë që të shohësh një fëmijë të vogël që kosit barin, ngre pesha, apo ecën për në punë me një valixhe të vogël.

Por, një baba i talentuar i dy fëmijëve përdori Photoshop-in për t’i bërë të gjitha këto që të ndodhin. Fotografitë që të shkrinë gazit trëgojnë fëmijën e vogël që quhet Ryan duke bërë punët e përditshme të një burri.

Matt MacMillan, i cili mesa duket qenka profesionit i editimit të fotove, i shpërndau fotot e të birit në “Bored Panda”, ku shkroi edhe sesi i erdhi frymëzimi për serinë e imazheve.

Ryan ka lindur 9 javë para kohe dhe ka kaluar javë të vështira në kujdes intensiv, por në fund ia doli të shkonte i shëndetshëm në shtëpi.

Babai MacMillan tregon:

Djali ynë, Ryan lindi 9 muaj përpara kohe dhe peshonte vetëm 1.3 kilogramë. Ai kaloi 6 javë në kujdes intensive dhe e gjithë kjo dukej sikur do zgjaste përgjithmonë…Në shpesh bënim shaka duke thënë se ai nuk ishte i parakohshëm, ishte thjesht i avancuar, kështu më lindi edhe ideja që duhej të bëja një set fotografik ku Ryan bënte gjëra që i bëjnë të rriturit.”