5 ndryshimet mes mamave sot dhe mamave dje

Jeta jonë dhe e mamave tona ndryshon padyshim në shumë aspekte ashtu siç do ndryshojë edhe e jona nga e fëmijëve tanë. Më poshtë janë vetëm disa nga aspektet që kanë ndryshuar në jetën e grave sot. Po dje si ishte?

Dje me dorë, sot me makinë larëse

Rrobat po e po, por nënat tona lanin me dorë edhe pelenat që na vinin neve. Sot ka lavatriçe, ka edhe pelena.

Televizor me një kanal e me orar

Sot, mund të shikosh ç`të duash nga mëngjesi në mëngjes. Në kohën e rinisë së nënave tona kishte vetëm një kanal televiziv, edhe ai transmetonte me orare të caktuara.

Mamatë në kuzhinë

Mamatë e kishin vendin në kuzhinë dhe në rastin më të mirë kishin kuzhinë, se zakonisht kishin improvizuar diçka në korridorin e shtëpisë ose në ballkon. Sot që kuzhinat janë nga më të bukurat shumë preferojnë të hanë jashtë.

Informacioni

Dikur informacioni ishte i cunguar. Sot nënat kanë të gjithë aksesin për të lexuar dhe dëgjuar gjithçka ngado. Në televizor, internet, në radion e makinës, në libra. Gjithçka që u duhet për prindërimin e mjafton një klik.

Kujdesi për veten dhe për shtëpinë

Dikur kujdesi ndaj shtëpisë ishte i pari dhe i vetmi, kurse sot kujdesi ndaj vetes ecën paralel me atë ndaj shtëpisë. Flokët, thonjtë, linjat gjithçka ka një rëndësi tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME