Të gjithë e dimë se dashuria na bën të ndihemi mirë, por a e dinit se ka një shkencë të tërë që fshihet pas saj?
Ne dëshirojmë t’ju tregojmë disa nga efektet më të mahnitshme dhe të provuara shkencërisht që dashuria ka në mendjen dhe trupin tuaj.
Dashuria është një lehtësuese natyrale e dhim.bjeve
Ne të gjithë e dimë se përqafimet na japin atë ndjenjën e mirë dhe ngushëlluese. Megjithatë, studimet e kohëve të fundit kanë treguar se oksitocina (një substancë kimike në tru që krijon ndjenjën e qetësisë dhe afërsisë) që çlirohet gjatë një përqafimi prej 10-20 sekondash mund të luf.tojë në mënyrë efektive dhim.bjen, sidomos dhim.bjen e kokës.
Për më tepër, edhe thjesht të shikoni fotografinë e një personi të dashur e shton durimin tuaj dhe redukton dhi.mbjen (deri në 40% në rastet e moderuara dhe 15% në të rëndat).
Truri ynë e shoqëron imazhin e partnerit tonë me një shpërqëndrim të këndshëm që e bën çdo lloj dhimbje më të durueshme, duke vepruar kështu si një analgjezik.
Nga një tjetër këndvështrim, shkencëtarët kanë vërtetuar gjithashtu se stimulimi seksual dhe sidomos orgazmat bëjnë një punë të madhe në bllokimin e dhim.bjes. Kjo është veçanërisht e efektshme për dhim.bjen kronike të shpinës, simptomat e artritit dhe dhimbjet e barkut gjatë ciklit menstrual.
Dashuria kujdeset për zemrën tuaj
Studimet tregojnë se shprehjet e dashurisë ulin ritmin e zemrës në gjysmë. Kjo është edhe më efektive në situata stresuese dhe zvogëlon rrez.ikun e problemeve të zemrës në një afat të gjatë.
Përveç kësaj, oksitocina – e njohur si hormoni i dashurisë dhe që besohet të jetë një nga molekulat më të mahnitshme në botë – zvogëlon stresin, ul presionin e gjakut, redukton ankthin dhe ndrojtjen në shoqëri, rrit vetëvlerësimin dhe na ndihmon të shmangim dhe të luft.ojmë depresionin.
Dashuria ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmu.ndjet
Dashuria lidhur me gjestet, nga mbajtja e duarve deri tek aktiviteti seksual, rrit prodhimin e endorfinës, e cila, si pasojë, rrit sistemin tonë imunitar.
Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me probleme fizike që ndihen të dashur kanë një përgjigje shumë më të mirë ndaj trajtimit dhe një motivim më të fortë për të luf.tuar sëm.undjet.
Dashuria e trajton pagjumësinë
Hormonet e dashurisë (oksitocina dhe endorfina) pengojnë lirimin e kortizolit, i cili është hormoni përgjegjës për stresin dhe kështu, ato në mënyrë të natyrshme nxisin për një pushim më të mirë.
Gjithashtu, “rikonfigurimi hormonal” i dashurisë është vërtetuar shkencërisht si një nga trajtimet më efikase për një gjumë të mirë të natës.
Dashuria zvogëlon probabilitetin e varësisë dhe zvogëlon simptomat e mbylljes në vetvete
Lëndët që përmbajnë opium, kokaina, nikotina, alkooli të bëjnë të varur, sepse ato ndikojnë në nivelin e dopaminës në trupin tonë. Dopamina është hormoni përgjegjës për një valë të papritur të kënaqësisë dhe efekteve euforike.
Me fjalë të tjera, të qenit i/e dashuruar i jep jetës tuaj kënaqësinë dhe ekstazën që ju nevojitet. Por në të njëjtën kohë, duke u ndjerë i/e dashur kur luftoni kundër varësisë, në kuptimin e plotë të fjalës ju ndihmon të përballoni simptomat e tërheqjes dhe zvogëlon dëshirat tuaja.
Dashuria promovon jetëgjatësinë
Sondazhet tregojnë se njerëzit në marrëdhënie kuptimplota, sidomos në martesë, ndihen më të shëndetshëm dhe përfitojnë nga një mënyrë jetese e shëndoshë (duke përfshirë zgjedhjen e ushqimit, ushqimet e duhura, pushim më të mirë, më pak stres etj.).
Të qenit në një çift i ndihmon gjithashtu njerëzit që të parandalojnë dhe të jenë më të prirur ndaj përmirësimit të kushteve fizike më shpejt. Kjo ka provuar në thelb se njerëzit që janë në dashuri dhe në një marrëdhënie të përkushtuar priren të jetojnë më gjatë.
Dashuria është terapi
Njerëzit e përdorin terapinë për shumë arsye, por shumicën e kohës për shkak se ata duan të dëgjohen dhe të kuptohen. Nga të gjithë specialistët në botë, personi më i aftë dhe i disponueshëm për t’ju ofruar një “terapi” efektive dhe gjithëpërfshirëse është partneri që ju e çmoni.
Mbështetja dhe përkujdesja e të dashurve tuaj janë si mendërisht ashtu edhe fiziologjikisht ilaçi kryesor (dhe nganjëherë edhe i vetmi) që ju bën të përballeni me fobitë, depresionin, ankthet sociale dhe më në fund gjendjen tuaj fizike.
Dashuria dhe marrëdhëniet kuptimplota nuk është se thjesht ndodhin. Ne zgjedhim të duam, të përmirësojmë marrëdhëniet tona, të sillemi ndryshe, dhe në fund, zgjedhim të jemi të lumtur dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.
Psikologu i madh Robert Sternberg thotë se “Pa e shprehur edhe dashuria më e madhe mund të vd.esë”.
Me këtë në mendje, hapini zemrat dhe shfaqeni dashurinë tuaj, sepse kjo është mënyra më efikase për të marrë më shumë nga ajo.