Julian Deda është një nga aktorët më të dashur për shqiptarët dhe ndër më të komentuarit në media duke qenë se publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë më shumë rreth tij.
Juli është i martuar prej 13 vitesh me bashkëshorten e tij Armandën dhe është baba i dy fëmijëve me emrat Reina dhe Mateo.
Sot një nga fansat në Instagram e ka pyetur aktorin për kuptimin e emrit që i ka vendosur të bijës.
“Është spanjisht dhe në shqip përkthehet mbretëreshë”, i përgjigjet Juli.