Flet Gëzimi, babai i Hysaj: Ja e ardhmja e Elseidit

Që prej ardhjes së trajnerit Carlo Ançelotti tek skuadra e Napolit, Elseid Hysaj nuk i ka marrë minutat e plota, duke qendruar në pjesën më të madhe të kohës në stol.

Mirëpo është vetë babai i lojtarit, Gëzim Hysaj, i cili në një prononcim për “Supersport” është shprehur se mbrëmjen e sotme Hysaj nuk do të jetë i gatshëm ndaj Milanit, sepse ka një dëmtim në gjurin e tij të djathtë dhe jo trajneri nuk e preferon.

“Për sa i takon ndeshjes sot, mungesës në transfertën e Milanos, është për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Me këtë dua të hedh poshtë çdo lloj spekulimi që është bërë në lidhje me mungesën e Hysajt në ndeshjen e Kupës së Italisë me Milanin”.

Më pas, babai i lojtarit ka treguar edhe se Ançelotti ka besim tek Hysaj dhe se ai ndihet shumë mirë tek Napoli, kështu që ata janë gati të rinovojnë kontratën.

“Në kontaktet që kemi pasur me Ancelottin, ai na ka thënë se beson te Elsi dhe unë nuk dua të ngre dyshime mbi fjalën e një trajneri si ai. Elsi ndihet mirë te Napoli dhe ka një kontratë deri në vitin 2021, ndaj përpiqet çdo ditë të japë më të mirën.

Luan prej 5 vitesh në Serinë A dhe nuk mund të vihen në dyshim aftësitë e tij. Zëra merkatoje ka pasur, por ne ndihemi mirë në Napoli, një qytet që ngjason shumë me Shkodrën, ndaj jemi gati të rinovojmë”./newsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME