Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i ka plotësuar dëshirën një fëmije tifoz të Liverpool.
Oliver që prej datës 2 tetor është në spital për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore.
Sot ai kishte ditëlindjen dhe ka kërkuar të marrë mesazhe nga futbollistët e tij të preferuar.
Shaqiri nuk ka ngurruar dhe i ka çuar mesazh vogëlushit.
Ai ka shkruar:
Urime ditëlindja e tetë, shoku im i ri Oliver. Shijoje ditën tënde. Kurrë nuk do të ecni i vetëm.
Shaqiri për momentin po kalon një moment pozitiv te Liverpool. Shqiptari ka luajtur 10 herë si titular dhe 8 herë e ka nisur nga stoli, duke regjistruar gjashtë golave dhe dy asiste.
Falë kontributit të tij, Liverpool vazhdon të jetë në vend të parë, në rrugë të mbarë drejt titullit kampion.