Një lidhje e ngushtë mes jush dhe fëmijës suaj është formuar shumë më herët sesa ju mund të mendoni.
Sipas një studimi të Shkencës Psikologjike, një fetus mund të ndiejë gjendjen psikologjike të nënës. Foshnjat e palindura marrin sinjale përmes trupit tuaj (dhe shpirtit) kështu që është puna juaj për t’i transmetuar vetëm ato pozitive.
8. Ushqimet e ëmbla
Bebet fillojnë të dallojnë shijet e ndryshme në javën 13-15 të shtatzënisë. Lëngu juaj amniotik shijon si ushqimi që hani dhe foshnjat e gëlltisin atë dhe mësohen me shijet e ndryshme.
Preferencat e ushqimit përcaktohen në mitër.
Prandaj, nëse doni të siguroheni që fëmija juaj do të “ushqehet mirë” në të ardhmen, hani një gamë të gjerë ushqimesh të shëndetshme gjatë shtatzënisë. Dhe ta dini se foshnjat janë veçanërisht të prirur për gjëra më të ëmbla sepse i predispozon ato për qumështin e nënës.
7. Bërja e banjove të ngrohta
Kur foshnjat janë mjaft të mëdha për t’u ngjeshur drejt lëkurës së nënës në bark, ata mund të ndiejnë ndryshimet e temperaturës.
Kjo është arsyeja pse një dush i nxehtë i bezdis ata dhe mund të jetë i rrezikshëm. Një dush i ngrohtë, përkundrazi, ju qetëson dhe ju relakson.
Tingujt e ujit të rrjedhshëm mund të ndihmojnë në mirëqenien e fëmijës. Për ta bërë atë edhe më mirë, derdhni ujë mbi barkun tuaj dhe ndjeni reagimin.
6. Fërkimi i belit
Receptorët e kontaktit të fëmijës suaj fillojnë të zhvillohen rreth javës së 8-të dhe rreth javës së 20-të foshnjat mund të ndjejnë edhe kontaktin tuaj nga jashtë. Gjatë kësaj periudhe, ata mund t’i shijojnë fërkimet e barkut.
Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lidhur me beben dhe babai i ardhshëm mund të përfshihet po ashtu në këtë proces.
Përdorni vajra për masazh ose kremra dhe ledhatojeni barkun me lëvizje të buta duke dëgjuar muzikë të këndshme dhe relaksuese.
5. Dëgjimi i zërit tuaj
Në javët 25-26, foshnjat fillojnë të reagojnë ndaj zhurmave që dëgjojnë jashtë mitrës. Dhe ndërsa zëri juaj është ai që dëgjojnë më qartë se çdo zë tjetër, ata mësojnë ta njohin atë.
Gjithashtu u sjell atyre ngushëllim dhe siguri dhe sinjale se gjithçka është në rregull.
Një mënyrë efektive për të zhvilluar një marrëdhënie dhe për ta mësuar fëmijën me tingujt e zërit tuaj është leximi ose të folurit me zë të lartë.
Zërat e të afërmve të tjerë janë gjithashtu të kënaqshëm për t’u dëgjuar. Sidomos zëri i babait, pasi është më e lehtë për foshnjat që të dallojnë tonet më të thella të zërit.
Të gjitha bisedat e tjera rreth barkut tuaj përgatitin foshnjën për të kuptuar intonacionet dhe kombinimet e zërit në gjuhën e tyre amtare.
4. Dëgjimi i muzikës
Muzika prenatale ka disa përfitime. Në rastin e nënës, prodhon hormon serotonin dhe nxit lirimin e endorfinës, të cilat i transferohen edhe foshnjës.
Në rastin e fëmijës, muzika stimulon shqisat e tyre dhe nxit zhvillimin e trurit.
Dëgjoni muzikë me volum të përshtatshëm, sepse foshnja ende mund ta dëgjojë atë brenda jush. Merrni në konsideratë të shkuarit në koncerte të muzikës klasike dhe ekspozojeni fëmijën tuaj në një shumëllojshmëri tingujsh.
3. Të ushtruarit rregullisht
Çelësi për zgjedhjen e ushtrimeve të duhura gjatë shtatëzanisë është ky: duhet të jetë të sigurta, të përshtatshme dhe të aprovuara nga një mjek.
Ushtrimet kardio janë veprimtaria më e mirë gjatë kësaj periudhe.
Zemrat e foshnjave zhvillohen më mirë dhe janë më të forta nëse nënat e tyre ushtrohen rregullisht.
Kardio gjithashtu e bën ritmin e zemrës më të ngadaltë dhe është një gjë e mirë, sepse një ritëm më i lartë e zemrës çon në shqetësime fetale.
2. Periudhat tuaja të pushimit
Periudhat tuaja të pushimit janë periudhat e tyre të argëtimit! Është koha që foshnjat kënaqen, pasi asnjë nga aktivitetet tuaja të përditshme, lëvizjet dhe rutina nuk ndërhyjnë në pushimin tuaj së bashku.
Ata fillojnë të praktikojnë akrobaci dhe të provojnë lëvizje të reja.
Shfaqje të tilla nuk zgjasin për shumë kohë, kështu që do të keni kohë për t’u çlodhur gjithashtu.
Afër fundit të shtatzënisë, foshnja do të pushojë për gjumë për 70-90 minuta, kështu që regjimi i lëvizjes së tyre do të ketë disa modele.
1. Të qeshurat e mamasë
Ultratingujt kanë treguar se fetuset fillojnë të kërcejnë lart e poshtë kur nënat e tyre qeshin.
Një reaksion trampoline vihet në lëvizje, nënat qesh edhe më e shumë dhe fëmija vazhdon të tundet gjithashtu. Kjo ndodh për shkak të kontraktimit të muskujve.
Hormonet e lumturisë që lëshohen kur ndiheni mirë dhe kënaqeni drejtpërdrejt japin përfitime tek foshnjat. Prandaj sigurohuni që të krijoni sa më shumë momente pozitive që të jetë e mundur.
Shtatzënia është koha për të përjetuar emocione pozitive dhe për të marrë maksimumin prej saj.
Sa më mirë të ndiheni, fëmija juaj do të jetë më i shëndetshëm dhe më i lumtur. Prandaj, jepuni atyre sa më shumë që të mundeni nga gjërat që ju përmendëm më lart.