Pse çunat tullacë janë më interesantë se të tjerët?

Nëse partneri yt kohët e fundit është shqetësuar sepse i kanë rëndë flokët, mund t’i thoni të qetësohen sepse jeta e tyre është bërë thjesht më e mirë. Burrat tullacë, konsiderohen si më të suksesshëm dhe më dominant krahasuar me të tjerët.

Sipas një studimi të publikuar tek Business Insider, gratë tërhiqen drejt burrave tullacë që janë të gjatë dhe të fortë fizikisht.

Ky në fakt nuk është një lajm surprizues, duke marrë në konsideratë që disa prej burrave më të pëlqyer të Hollywood-it si Bruce Willis, Dwayne “The Rock” Johnson, shkëlqejnë me kokën e tyre pa flokë.

E nëse kalojmë tek tullacët shqiptar, s’mund të mos përmendim Adrian Gaxhën, Don Phenom-in që janë padyshim në listën e meshkujve të preferuar të vajzave .

Por çfarë i bën ata të duken më të suksesshëm se të tjerët?

Në eksperimentin e kryer, pjesëmarrësve iu paraqitën 2 foto të të njëjtit person. Një me flokë dhe një pa. Në përfundim, shumica zgjodhi si më tërheqës versionin e mashkullit tullac.

Përveçse duken të suksesshëm dhe tërheqës, tullacët perceptohen edhe si më të mençur nga gratë. Por kujdes! Kjo vlen vetëm për ata që janë 100% pa flokë dhe jo tullacët e pjessshëm. Kështu që nëse herën tjetër të kërkon mendim për modelin e flokëve, ju e dini ç’ti sugjeroni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME