Luan Zmijani: Kupa e fituar, një gëzim i Shkodrës për 100 vjetorin e Vllaznisë

Kupa e fituar dje është e dyta rradhazi për ekipin që ai drejton. Njëkohësisht trofeu i katërt si trajneri i ekipit U19 në këtë periudhë që është trajner i tij. Luan Zmijani ka festuar shumë suksesin e rradhës që natyrisht nuk do të jetë i fundit për këtë ekip.

Njëkohësisht, në një prononcim të dhënë për mediat, është shprehur se kupa shkon si dhuratë për Shkodrën me rastin e 100 vjetorit të Vllaznisë.

“Kjo Kupë vlen për qytetin e Shkodrës, për me i dhanë gëzimin atij për 100 vjetorin e krijimit të Vllaznisë. Kemi punuar shumë, kemi dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe sollëm këtë kupë në Shkodër, për ta gëzuar atë. Shpresojmë që ky të jetë ogur i mirë për 100 vjetorin e festës dhe Vllaznia të ecë gjithmonë përpara me këto ritme, me këto trofe”- eshte shprehur ai.

Festa tashme ka perfunduar dhe Zmijani bashke me ekipin i jane rikthyer menjehere pergatitjeve per ndeshjen e kampionatit me Partizanin sepse objektivi i tyre tashme eshte i qarte: Synojne edhe fitimin e titullit kampion.

Titull ky qe do te ishte i treti rradhazi per 19 vjeçaret shkodrane te cilet me moshat e tyre po dominojne ne futbollin shqiptar dhe padyshim qe kjo eshte merite e te gjitheve, ne rradhe te pare e punes qe bejne ne stervitje futbollistet dhe trajneret Luan Zmijani e Gjon Kola.


© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME