Pritja merr fund! Erkand Qerimaj është zyrtarisht fituesi i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror 2018.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Federatës Botërore të Peshëngritje, teksa përmes rrjeteve sociale, Qerimaj ka shprehur kënaqësinë për këtë rezultat.
“Zyrtarizohet marrja nga ana ime e Medaljes se Bronxit e Kampionatit Boteror qe u zhvillua ne Anaheim Usa ! Sukses i madh i imi Personal , tranjerit tim Zef Kovaci edhe i sportit Shqiptar ! Tashme medaljeve te mia i shtohet edhe ajo e vendit te 3 ne bote “-shkruan peshëngritësi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që shkodrani e mbylli garën në vendin e katërt, por dalja pozitiv në testet doping të peshëngritësit, Dimitru Kalpataru, i kaloi medaljen peshëngritësit shqiptar.