Hoxha nga Kosova: 16-vjeçarja u për.dhunua nga veshja provokative

Përdhu.nimi i një 16-vjeçareje në Drenas nga mësuesi dhe më pas nga një polic ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Po edhe më i rëndë është reagimi i një imami në Kosovë.

Imami i një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqi ka fajësuar vajzën për përdh.unimin, pasi sipas tij edhe veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin që ta ngacmojë dhe më pas për.dhunojë.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyqi.

Reagimi i Imamit:

Nevoja për moral institucional apo për institucione morale!

Në Kosovën tonë të “dashur” ka vend dhe hapësirë për çdo gjë që nuk është e mirë, për çdo gjë që nuk është morale, nga ajo më e vogla deri të më e madhja, e cila është e vogël dhe e madhe nuk dua ta definoj!

Java filloi me një kronikë nga RTK-ja, e cila kronikë ishte vendosur ndër lajmet e para të edicionit informativ, për një keqkuptim që kishte ndodhur mes Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe një qytetari për (mos)pagesën e antarësisë si rrjedhojë për (mos)kryerjen e ceremonisë së va.rrimit!

RTK i mbyll sytë përballë lloj-lloj skandali që ndodh nëpër institucionet publike shtetëore por është syçelë dhe mezi pret që të ndodhë diçka në institucionet fetare Islame për të bërë k.ronikë e për të qenë lajmi kryesor, pavarësisht se RTK si televizion publik paguhet nga 95% myslimanë!
U mundua të njollos petkun e Imamit por u njollos vet!

Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij!

Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e ke.qja është në prag!

Kur ne i kemi sytë në ndihmën e policëve tanë, e ata(ai) na “ndihmojnë” duke na shant.azhuar e duke shfrytëzuar rastin, s’na mbetet tjetër veçse ta marrim vet ligjin në dorë!

Rasti i radhës ishte “mirësjellja” e doktorit me një paciente!

Këto skandale që pak i dijmë e që shumë janë në realitet, na tregojnë se qëndrojmë keq si shoqëri, se duke dashur të bëhemi dikush tjetër, kemi harruar se cilët ishim, se urgjentisht kemi nevojë për moral institucional ose për institucione morale!

Duhet rritur koeficenti moral!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME