Ne “Reshit Rusi” eshte luajtur sot sfida mes Vllaznisë dhe Shënkollit, në Grupin A të Kategorisë së Parë.
Takimi ka qenë 1-0, kur në të 40’, portieri Rinev Danaj i skuadrës së Shënkollit është përplasur me një shokun e skuadrës, të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë.
Në fushë janë parë stafet mjekësore të të dyja ekipeve, por është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës.
Menjeherë, portieri Danaj është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës për një ndihmë më të specializuar.
Nga informacionet qe merren, gjendja e tij tashme eshte e mire dhe i eshte bashkuar ekipit rruges se kthimit per ne Shenkoll.