Flet golashënuesja më e mira në Botë, Megi Doçi: Në Shkodër mediat na përkrahin, në Tiranë na kanë harruar

Megi Doçi është një emër shumë i njohur për opinionin sportiv shqiptar. Shkodrania u zgjodh si futbollistja e vitit 2018 nga

Federata Shqiptare e Futbollit, teksa në vitin që lamë pas u shpall edhe si golashënuesja më e mirë në Botë, me 84 gola.

E ftuar në “Fair Play nga Enkeleida Zeko” Doçi pohoi se futbollit të femrave i mungon reklama, ndërsa shtoi se për tu bërë më e fortë ka zgjedhur të stërvitet me skuadrën e Shkëndijës u-17 të djemve.

“Aktualisht jam në shkollë dhe nuk ka mundësi që të udhëtoj drejt Shkodrës për të shkuar të stërvitem. Kështu, kam zgjedhur të stërvitem me skuadrën e djemve,

U-17 të Shkëndijës. Provoj veten dhe më bën më të fortë për të sfiduar kundërshtarë të një rangu të lartë.

Ajo që i mungon futbollit të femrave është reklama.

Në Shkodër e kemi mbështjen e mediave, por duhet që ta kemi edhe këtu, në Tiranë.”-tha mes të tjerash Doçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME