Shenjat e horoskopit “dinë” shumë mbi shëndetin tuaj!

Yjet thuhet se dinë diçka mbi shëndetin tuaj, ndaj është e rëndësishme të dini se ç’parashikojnë ato. Çdo shenjë zoodiakale është e lidhur me një pjesë të trupit, kështu që duke ditur se cila pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme, atëherë ndoshta mund t’iu ndihmojmë të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

Gjithsesi, kini parasysh se shqetësimet shëndetësore për ju nuk do të “zhduken” vetëm pse ju do të jeni më të ndërgjegjshëm për to, por ka disa gjëra që mund të bëni për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit tuaj.

Dashi – “Kokëfortët” e shenjës së Dashit mbështeten fuqishëm te truri i tyre për të ecur ditë pas dite. Të menduarit shumë për diçka ka edhe të tatëpjetat e saj.

Njerëzit që i përkasin kësaj shenjeje janë “pronë” e migrenës dhe sëmu.ndjeve mendore, si ankthi akut dhe depresioni. Edhe pse mund të mos e ndieni vazhdimisht kokën tuaj si të “rënduar”, krenohuni të paktën me faktin se njerëzit e kësaj shenjeje besohet se jetojnë më gjatë.

Demi – Njerëzit e kësaj shenje shquhen për “fjalët”. Fyti ka një funksion jetik në çdo ditë të jetës së këtyre njerëzve, e pa të, ata do të ndiheshin të humbur.

Për fat të keq, njerëzit që identifikohen me këtë shenjë janë “pronë” e dhim.bjeve dhe infeksioneve të fytit. Por gjëja më e mirë e tyre është fakti se kanë një pikëpamje pozitive për jetën, ndaj sistemi i tyre i fortë imunitar i ndihmon të bëhen mirë shumë shpejt.

Binjakët – “Të pafajshmit” e shenjës së Binjakëve janë ndoshta njerëzit më me fat. Ata mund të përshtaten shumë shpejt me çdo situatë, gjë që nënkupton se ata gjejnë gjithmonë një mënyrë për të luftuar sëm.undjet edhe pa e ditur atë. Përveç kësaj, nëse diçka e jashtëzakonshme u ndodh “binjakëve”, gjasat janë që ajo të jetë në favorin e tyre.

Gaforrja – Fakti që jeni të shenjës së Gaforres nuk nënkupton se do të sëmu.reni. Por mbani mend. Imagjinata juaj mund t’iu bëjë të merrni më të mirën nga jeta. Nëse shqetësoheni se mos sëm.ureni, gjasat janë që të sëmu.reni më shpesh. Gjithashtu, njerëzit e lindur gjatë kësaj periudhe kanë probabilitet më të lartë për t’u prekur nga problemet e frymëmarrjes.

Luani – “Kurajozët” e Luanit duhet të jenë sa më të ashpër të munden kur vjen fjala te sëm.undjet, pasi do të mund të përfitojnë nga ky qëndrim. Mos mendoni se zemra juaj mund të menaxhojë gjithçka. Ju mund të jeni zemërgjerë, por nuk jeni imunë ndaj sëmun.djeve kardiovaskulare. Zemra është organi më i prekshëm te ju, kështu që sigurohuni të ushqeheni mirë dhe të stërviteni mirë, në mënyrë që ky organ të pompojë gjithnjë e më fuqishëm.

Virgjëresha – Me shumë mundësi ju jeni të “ngopur” me problemet e tretjes. Disa lloj ushqimesh nuk treten mirë në stomakun tuaj dhe ju, vazhdimisht duhet të shqetësoheni mbi atë çfarë hani apo pini. Jeni njerëz mjaft praktikë, kështu që thjesht vijoni me planin tuaj të dietës përpara se problemet e stomakut dhe të zorrëve të përkeqësohen.

Peshorja – Njerëzit “socialë” të Peshores kanë një rrezikshmëri të lartë për një sërë sëmu.ndjes mendore, mbi të gjitha depresioni. Ideja e të qenit i vetëm është tejet e frikshme për ju, por kjo është edhe arsyeja përse duhet të rrethoheni gjithmonë nga njerëz pozitivë. Gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj mendor është të gjeni mënyra sa më të natyrshme për të rritur hormonet e të ndjerit mirë, si serotonini. Gjeni gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe shkoni pas tyre. Akumulimi i stresit nuk ia vlen në periudhë afatgjate.

Akrepi – “Pasionantët” e Akrepit kanë një sistem tejet të ndjeshëm riprodhimi. Femrat e lindura gjatë kësaj periudhe tentojnë të kenë menstruacione më të dhi.mbshme dhe një periudhë më të vështirë gjatë menopauzës.

Nuk mund të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme për këtë, veçse të ndiqni disa metoda natyrale për të lehtësuar dhimbjet.

Shigjetari – “Aventurierët” e Shigjetarit janë “pronë” e dëmtimeve. Kujdes kur ecni, sepse personaliteti juaj emocional mund t’iu shkaktojë probleme. Nëse mendoni se kockat e thyera janë gjëja më e vogël për t’u shqetësuar, po gaboni. Fëmijët e “shigjetarit” kanë gjasa dhe normë më të lartë të të prekurit nga depresioni dhe çrregullimet e personalitetit.

Bricjapi – Forcojini sa më shumë kockat tuaja! Ato janë gjithnjë e më të predispozuara sesa kockat e njerëzve të Shigjetarit. Sigurohuni të hani ushqime të pasura me kalçium për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe shfaqjen e osteoporozës në faza të hershme të jetës. Nuk duhet të shqetësoheni shumë, gjithsesi. Ju keni një disiplinë të shquar dhe nuk jeni shumë të ngathët, kështu që thjesht përpiquni të mos konsumoni shumë sheqer. Është e vështirë, por mund t’ia dilni.

Ujori – “Intelektualët” e shenjës së Ujorit njihen për temperamentin e tyre, një shkak që mund t’i bëjë ata më të predispozuar për t’u prekur nga presioni i lartë i gj.akut. Është shumë e lehtë të kapesh me të shkuarën, apo të shqetësohesh për të ardhmen (shumica e njerëzve planifikojnë se ç’do të bëhen në 10 vitet e ardhshme), por kujdes! Për t’u bërë një udhëheqës në fushën tuaj, duhet të mbeteni të fortë në të tashmen.

Peshqit – “Krijuesit” e shenjës së Peshqve mund të shkurajohen shumë lehtë, veçanërisht nëse ata përballen me vështirësi në ndjekjen e ëndrrave apo pasioneve të tyre.

Kjo gjë mund t’ua kompromentojë sistemin imunitar atyre. Nëse e keni të pamundur të qëndroni të fortë gjatë periudhave të trazirave, atëherë do të bëheni më të ndjeshëm ndaj alergjive sezonale dhe kronike. Por kjo është më e pakta gjë për të cilën duhet të shqetësoheni. Një sistem i dobësuar imunitar do të thotë se ju mund të sëmu.reni më shpesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME