Familja Bushati

​Vonë në shekullin e tetëmbëdhjetë, ekzistonte vetëm një dinasti që mund të kundërshtonte – dhe në fakt e kundërshtoi haptazi – Sulltanin : familja Bushati nga Shkodra. “Plaku Mehmet” Bushati u bë governeri i Sangjakut të Shkodrës (ku inkuadrohej edhe Peja) në 1757, dhe pastaj gradualisht e zgjeroj sundimin në gjithë teritorin e Shqipërisë së Veriut.

Ambiciet e tij u këputen kur vdiq në 1775, por djali i tij i ri Mahmuti kishte qëllime të ngjashme; në 1785 mori pjesë të Shqipërisë së jugut dhe gjithashtu shumicën e Kosovës nga Sulltani.

E kishte idhull Skandërbegun dhe e kishte krijuar shtetin e vet që e quajti “Konfederata Ilire”, me bazë në Mal të Zi, dhe u bëri thirrje haptazi si Arbëresheve të kohës, ashtu edhe sllavëve për përkrahje.

Historia e njohur në Perëndim nuk u interesua shumë në këtë njeri, në krahasim me homologun e tij të Jugut, Ali Pashën “Luanin e Ioanninës”; Mahmuti nuk e gëzoi të njëjtën famë për shkak se kurrë nuk u vizitua nga udhëtues Romantik të Anglisë.

Dy herë Sulltani dërgoi armata të mëdha kundër tij; dy herë u tërhoq në kalanë e tij të Shkodrës, i shpëtoi rrethimit dhe pastaj i shkatërroi forcat rrethuese.

Shumë herë bëri ekspeditë ushtarake në Kosovë: në 1795, udhëhoqi armatën e tij deri në Prizren, i shkatërroi forcat e vendosura kundër tij nga dinastia lokale Rotul, dhe e instaloi nipin e vet si governator të qytetit. Kronisti katolik që i dokumentoi këto ndodhi i shkruante me aq entuziazëm lavdatat ndaj tij :

“Do kisha shkuar aq larg”, shkruante, “sa do e kisha krahasuar me Maccabe-në, e edhe me Skandërbegun e veneruar (nderuar); sepse vetëm po të ishte Katolik, për mendim timin do ishte i barabartë me cilin do”. Ipeshkvi Mazarek shkruan se “ishte sundues i drejtë, i mirë ndaj Katolikëve e shumë aktiv kundër hajdutëve, dhe autoritetet Osmane e urrenin për shkak se i mbrojti Katolikët (Shqiptarë)”.

Mazareku poashtu shkrou se “Serbëve ua mori paratë shumë herë, dhe i plaçkiti nga pronësitë, ushqimi, kafshët dhe i dërgoi të gjitha në Shkodër”. Mazareku pa që shumë nga luftërat në rajon ndërmjet udhëheqësve lokal u nisën nga Mahmut Bushati, si metodë e qëllimshmë të ndarjes dhe sundimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...