Karrota është njëra ndër perimet më të preferuara për shumë njerëz. Ajo së bashku me portokallin janë të njohura për njerëzimin që nga shekujt XVI dhe XVII.
Ato janë burim i shumë vitaminave dhe fibrave, shumë të nevojshme për trupin e njeriut.
Disa studiues kanë ardhur në përfundim se karrota mund të parandaloj sëmu.ndjen e kan.cerit. Gjithashtu thuhet se një filxhan i karrotave të copëtuara përmban vetëm 52 kalori, kurse më shumë fibra. Në këtë kupë filxhani ju do të merrni gjithë vitaminën A që ju nevojitet për një ditë. Kjo në saje të beta-karotenit që i jep karrotës ngjyrën e portokallit, e cila parandalon humbjen e shikimit tek njerëzit.
Karrotat gjithashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, e cila luan rol shumë të rëndësishmen në sistemin tuaj imunitar. Ato gjithashtu ndihmojnë ne rastet e ftohjes dhe të gripit, duke lehtësuar këto simptoma.
Një studim i vitit 2011, tregon që lëngu i karrotës pengon përparimin e leuçemisë , për të cilen studiuesit mendojnë se poliacetilenet janë agjenti aktiv që vret disa lloje të qelizave të leuçemisë.
Benefitet e karrotës janë të shumta, ato gjithashtu përmbajnë antioksidant si dhe kimikate të prodhuara nga bimët, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gja.k. Ato përveç kësaj ndimojnë edhe për reduktimin e presionit të lartë të gja.kut dhe sëm.undjeve të zemrës.
Meqenëse mësuam kaq shumë benifite të karrotës, ta konsumojmë sa më shumë atë, trupi juaj do t’ju falenderoj për këtë.