Një konkurrente e MasterChef në Britaninë e Madhe është larguar e turpëruar pas një gafe që bëri me një nga pjatat e saj.
Konkurrentja Ottilie për pak sa nuk i bëri për spital dy shefat, John Torode dhe Gregg Wallace pasi ju nxori përpara një pulë pothuajse të gjallë.
Duke folur për pjatën skandaloze, John shtoi:
…Patatja nuk është keq. Por, siç e shihni qartë, jo vetëm që lëkura e pulës nuk është gatuar, por edhe vetë pula nuk është pjekur fare.”
Shefi tjetër, Gregg më pas ia tregoi dhe audiencës mishin plotësisht të papjekur të pulës.
Ky ishte dhe fundi i ëndrrave të Ottilie e cila shpreson që një ditë të hapte restorantin e saj në Yorkshire Dales.