Shkenëcëtarët kanë zbuluar se bletët janë në gjendje të llogarisin dhe të bëjnë aritmetikë bazë.
Një studim ka dëshmuar se ato mund të mbledhin dhe zbresin, si dhe të jenë në gjendje të kuptojnë konceptin e zero.
Studiuesit thonë se zbulimi zgjeron kuptueshmërinë thonë për marrëdhënien midis madhësisë së trurit dhe fuqisë së trurit.
Zgjidhja e problemeve të matematikës kërkon një nivel të sofistikuar të fuqisë së trurit, që përfshin menaxhimin kompleks mendor të numrave, rregullave dhe kujtesën afatshkurtër të punës.
Shkencëtarët thonë se zbulimi që edhe truri miniaturë i një bletë mund të kuptojë operacionet themelore matematikore ka implikime për zhvillimin e ardhshëm të Inteligjencës Artificiale, veçanërisht në përmirësimin e të mësuarit të shpejtë.
Të udhëhequr nga hulumtuesit e Universitetit RMIT në Australi, studimi tregoi se bletët mund të mësohen të njohin ngjyrat si përfaqësime simbolike për shtimin dhe zbritjen.