Guido Pohlmächer është gjermani që ka rënë në dashuri të madhe me shqiptarët. Për shkak të miqësisë së madhe të tij me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani, vendosi të bëjë tatuazh të shqiponjës në kokë.
Kanë kaluar gati dy vjet kur 37 vjeçari Pohlmächer nga qyteti i landit Baden-Ëürttemberg bëri një tatuazh në faqe me shqiponjën kuq e zi. Në atë tatuazh kishte vizatuar shkronjën ‘A’ per Albania si shënjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe ‘D’ për Deutschland si shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë
Ndërsa për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës ky gjerman ka bërë një tjetër gjest që i ka habitur të gjithë. Ai e ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij dhe ka shkruar ‘Love Hoti’ ku edhe ka shprehur dashurinë për familjen shqiptare nga Hasi.
Fotot e tij po qarkullojnë gjithandej në për rrjete sociale ku të gjithë shqiptarët po falënderojnë për gjestin e tij por gjithashtu falënderojnë familjen ‘Hasi’ dhe gjithë familjet e tjera shqiptare në për botë që tregojnë fytyrën e vërtete të vendit tonë