Realizon ëndrrën, adoleshentja shkodrane debuton në Serinë A

Alma Hilaj është futbollista e parë e Kombëtares kuqezi të femrave që debuton në elitën e futbollit italian. Vajza shkodrane ka luajtur sfidën e parë për skuadrën e saj, Florentian, në përballjen kundër Hellas Veronës.

Ndonëse Florentia është mposhtur me rezultatin e thellë 5-0, Hilaj, që më 3 shkurt do të mbushë 19 vjeç, ka bërë një performancë individuale shumë të mirë, çka jep shpresë për rritjen e saj profesi

onale, teksa të luash në Serinë A është një arritje vërtet e madhe.

Hilaj prej tre sezonesh aktivizohet në ligat e futbollit femëror në Apenine, por vetëm tani ka arritur që të hedhë hapin e parë në futbollin që vlen, teksa ky debutim jep shpresë

për një karrirë të mirë për shkodranen, që fillimet e karrierës i ka pasur me skuadrën e Juban Danjës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME