Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr mjaft vëmendjen e mediave së fundmi pas bërjes publike të lidhjes së saj me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Ata janë kthyer në çiftin më të komentuar të momentit dhe gjithçka prej tyre përbën interes për publikun.
Mirëpo, disa prej ndjekësve duket se e kanë shqetësuar Enin në rrjete sociale, për këtë arsye ajo ka bërë një shkrim në Instastory, ku i dedikohet personave që sipas saj janë “të dëshpëruar”.
“Për një grusht njerëzish që shajnë në komente në rrjete sociale:
Fort i dëshpëruar mik, kur ti vjell urrejtje unë e di që preokupimi jetësor i joti jam unë. S’ke jetë, s’ke punë, s’ke asnjë vizion, s’ke të ardhme.
Kur ti shan, më bën të ndjehem edhe më i rëndësishëm, sepse me njerëz të parëndësishëm askush nuk merret.
Kur ti shan, tregon që ke dështuar në çdo pjesë të jetës, në shkollë, familje, punë, karrierë, sepse ndryshe do të merreshe me ta.
Kur ti shan shfaq inteligjencë të ulët, mungesë edukate dhe arsimimi, sepse njerëzit e edukuar dhe inteligjentë kritikojnë, shfaqin mendime të kundërta, mospajtim, por nuk fyejnë.”- shkruan Eni në Instastory.
“Kur ti shan, tregon që nuk ke asgjë tjetër për të bërë, nuk angazhohesh, shpenzon kohë gabimisht dhe me naivitet, për dështimet e tua në jetë, të vëllaut ose të motrës. fajëson të tjerët.
Kur ti shan, njerëzit avansojnë, punojnë, shpikin, krijojnë, ndihmojnë njerëz, ngrihen dhe pasurohen me dije. Ti mbetesh aty.
Kur ti shan dhe fyen të tjerët dhe në të njëjtën kohë mendon që ëndrrat e tua do të plotësohen, atëherë duhet ta kuptosh që problemet e tua me inteligjencën janë të mëdha.
Kur ti shan ose fyen, xhelozia tek ti ka marrë përmasa shqetësuese. Kur fyen e shan një njeri që ka bërë diçka të mirë e të suksesshme në jetë, ti thellë vuan ta kesh jetën e tij/saj, ndryshe s’do merreshe me të.”- vazhdon Eni.
“Kur ti shan dhe fsheh identitetin, atëherë ke probleme edhe më të mëdha. Imagjino sa me probleme duhet të jesh kur urrejtja të bën të harxhosh shumë kohë për të hapur profile fallco për të fyer, në vend se të ndërtosh diçka në jetën tënde.
Kur ti shan dhe fyen, njerëzit e edukuar dhe të suksesshëm buzëqeshin sepse e kuptojnë saktë nivelin tënd dhe nuk e ulin veten në atë rang. Thjesht të injorojnë.
Kur ti shan dhe fyen njerëzit, iu bën nder dhe i forcon. I bën të ndjehen të sigurt sepse me atë edukatë dhe atë nivel kurrë s’do i zësh vendin.
Kur shan e fyen dhe mendon se je duke bërë humor, sarkazëm, demaskim, atëherë duhet ta kuptosh që sërish harxhon kohën kot dhe jeta jote është e zbrazët. Vërtetë beson që njerëzit e suksesshëm do të heqin dorë nga puna e tyre?”
“Kur shan e fyen, në asnjë mënyrë nuk ia arrin qëllimit. Vërtetë mendon që i dëmton të tjerët? Vërtetë mendon se do të binden dhe të dëgjojnë ty?
Kur shan e fyen, vetëm imagjino çfarë mund të jenë duke bërë ata. Mund të jenë duke udhëtuar, bërë qejf, shijuar çdo gjë, parë vende të reja, nfritur në punë, rritur të ardhurat etj. Përderisa ti je ulur para kompjuterit dëshpërimisht dhe në depresion duke u marrë me ta.
Bëja vetes një pyetje: Ke parë njerëz të suksesshëm që shajnë e shfaqin urrejtje ndaj njerëzve të tjerë? Jo, sepse ata janë të zënë me realizimin e ëndrrave të tyre e ti shpenzon kohën me fyerjen e njerëzve të tjerë.
Unë vërtetë shpenzova 10 minuta me ju në këtë rast, por e bëra se më dhimbeni në atë çfarë bëni. Po i kuptuat drejt ato që thashë, do ta kuptoni që ju kam bërë një nder të madh.”- ka përfunduar këngëtarja në Instastory.