I mungon Vllaznisë Superliga, apo kesaj te fundit i mungon skuadra shkodrane? Nje pyetje e cila padyshim qe ka marre shume diskutime, por qe ka gjetur pergjigje sonte nga presidentja “de jure” e klubit shkodran, kryebashkiakja Ademi.
Ajo eshte e ftuar ne emisionin “Pressing” ne ABC News nga ana e moderatorit Gerti Çarçani dhe pyetjes se ketij te fundit ne lidhje me kete teme, ajo i eshte pergjigjur:
“Une mendoj se me shume i mungon Superliges Vllaznia sepse kemi te bejme me nje emer te madh, me nje skuader me shume histori e tradite. Por jemi ne rrugen e duhur te rikthimit dhe ju siguroj qe Vllaznia do te rikthehet me e forte sezonin e ardhshem”.
Nje shprehje qe duhet te sjelle besim per te ardhmen e ekipit shkodran. Ai duket ne rrugen e duhur per rikthimin ne Superlige teksa udheheq me merite grupin A te kategorise se pare dhe i kane mbetur edhe tete jave derisa te “zyrtarizoje” ngjitjen.