Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga i fejuari, Ervin Mata ka nisur të bëjë dedikime dashurie në Instagram.
“Sa shumë të paska dash”, shkruhet në mesazhin e fundit të saj, që nuk dihet se kujt ia dedikon.
Lajmi për ndarjen nga ish-i fejuari u mësua gjatë pjesëmarrjes në një koncert në Kosovë, ku Elvana u shfaq pa unazën në gisht.
Ervin Mata u përfshi në ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok ku mbeti i vrarë një person.