Ditën e djeshme Shqipëria u “pushtua” nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysur në mes të rrugës edhe katër kamione në zona të ndryshme të vendit.
Por një rast i habitshëm ka ndodhur në Pukë. Çudia ndodh me Policinë e Shtetit, ku edhe pse shoferët nuk kanë pasur faj për erërat e forta, ata janë gjobitur.
Një shofer i një kamioni të një shoqërie me seli në Tiranë, i cili është gjobitur nga Policia në Pukë, i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.
Denoncimi i shoferit:
Përshëndetje JOQ Albania! Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i res së fortë.
Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë.”



