Aurela Gaçe nuk njihet vetëm si një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare. Ajo është padyshim e adhuruar nga publiku për vokalin dhe repertorin e mrekullueshëm, por edhe për sinqeritetin që ka përballë tyre.
Shpesh, Aurela zgjedh të flasë për fenomene të caktuar të përditshmërisë që na prekin të gjithëve, duke shprehur opinionin e saj pa dorashka. Edhe mbrëmjen që lamë pas, këngëtarja ka shkruar diçka që ja ka dedikuar të gjithë atyre personave që kanë maninë të tregojnë veshjet e shtrenjta ose firmë.
“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht.
Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakort, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve,
në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. (Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga p….)”,-e mbyll fjalën Aurela.
Edhe njëherë tjetër, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët me siguri kanë rënë dakort me mendimin e Aurelës.