Rudolf Popaj është një nga futbollistët e pakët shqiptarë, që ka bërë një lëvizje të tillë në karrierën e tij, duke e lënë
Shqipërinë për Kanadanë. Futbollisti i lindur në Shkodër, ishte pjesë e ekipit të Burrelit. I dalë nga Shkëndija dhe një pjesë tjetër të kohës së kaluar me Laçin, Popaj mori vendimin për t’iu bashkuar skuadrës së Windsor.
Kjo skuadër luan në ligat e ulëta në Kanada, ndërsa kjo marrëveshje erdhi e ndikuar edhe nga familjarët e lojtarit. Xhaxhai i Rudolfit jeton në Winsdor, ndërsa edhe vëllai i tij, Danjel Popaj, po studion në një prej Universiteteve të Winsdordit.
Por ajo që të bën përshtypje, mbetet padyshim pritja e rezervuar për këtë futbollist. Presidenti i ekipit, Vancho Cirovski, e ka trajtuar 19-vjeçarin Popaj si një yll të jashtëzakonshëm.
“Kjo është hera e parë që ne kemi një lojtar profesionist, që vjen nga një ligë profesioniste. Më parë kishin shfaqur interes për ne edhe lojtarë amatorë nga
Amerika. Ai na sjell aftësi të mëdha dhe mendoj se do të na ndihmojë. E kam parë gjithmonë të përgatitur dhe përkushtuar. E jashtëzakonshme të kemi një lider të tillë në skuadër”,
tha Vancho Cirovski. /Shqiperia.ch/