Opinioni publik u trondit nga dhuna ndaj gjyqtarit të ndeshjes Kamza-Laçi Eldorian Hamiti, por një foto e publikuar së fundmi tregon se ngjarja është edhe më e rëndë.
Gjyqtari u dhunua si nga tifozët, ashtu edhe nga drejtuesit e ekipit të Kamzës, ndërsa siç shihet në fotografinë e mësipërme njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë.
Hamiti u transportua menjëherë në spital, ku ka ndenjur disa orë dhe më pas u lejua të kthehej në shtëpi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai tha se në atë fushë dje është ndierë i vrarë:
fizikisht, moralisht dhe profesionalisht. “Më gjuajtën si mundën, sa mundën, me çfarë kishin në dorë”, ka thënë ai.