“Kur të vdes unë, dua të këndoni”/Aurela Gaçe humb personin e dashur në familje dhe bën postimin prekës

Aurela Gaçe humbi gjyshen e saj të dashur dhe lajmin e trishtë e ka ndarë në Instagram, bashkë me një video ku gjyshja i lë amanetin e fundit para se të ndërrojë jetë.

Prej kohësh gjyshja e këngëtares ka qenë e sëmurë, ndaj ajo u kujdes që t’i linte një amanet me rëndësi mbesës, që të këndojë kur të vdesë.

Aurela shkruan se mburrej me gjyshen e saj nga mami dhe se tani që nuk është i ka lënë një dhimbje të madhe në zemër.

Nëna ime?

Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova.

– “Kur të vdes unë, dua të kendoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….

“Do këndoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….

Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli…le.mbas fëmijë e nipër e mbesa plot e më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë .

Të dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i përcjell në banesen e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA) , por dhimbja e loti është shume i hidhur.

Mburresha me ty, si një grua shumë e fortë në cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe…

…tani do të kendosh atje lart në parajsë, me ata qe të mungonin aq shumë…u prehesh në paqe nëna ime …engjelli ynë. Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shume e madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME