SHKODËR, BASKETBOLLISTI QË E “HARRUAN” NË SPITAL

Në nëntor të vitit të kaluar basketbollisti i Vllaznisë Gjon Ndoja pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e tij në ndeshjen në transfertë ndaj Teutës.

Që nga ai moment askush nga ekipi nuk u kujdes për të. Pas një pritje të gjatë, edhe pse u dëmtua në fushë Ndoja iu nënshtrua një operacioni duke paguar 3500 euro nga xhepi i tij sepse klubi ku bën pjesë nuk ia mbuloi shpenzimet.

Në këtë moment kritik ata që duhej ta ndihmonin, e braktisën basketbollistin shkodran. Pas operacionit Ndoja tregon këtë histori të trishtë që ka ndodhur me të dhe se sa keq ndihet ai sot, i braktisur plotësisht.

Ndoja pas operacionit në gjurin e tij nuk ka marrë të paktën as një mesazh nga ata që e kishin për detyrë edhe t’i mbulonin shpenzimet.

Pas 15 vitesh karrierë të suksesshme, me disa trofe të fituar Ndoja edhe pse ka ende shumë për të dhënë po mendon tërheqjen nga basketbolli pasi historia e braktisjes ndaj tij e ka bërë që të ndryshojë shumë..

Gjon Ndoja është pjesë e një brezi cilësor basketbollistësh të cilët u rritën tek Vllaznia duke fituar disa trofe me të rinjtë e më pas arritën suksese edhe me të rriturit me tituj kampion të fituar.

Një nga basketbollistët më të dashur për tifozët edhe për karakterin e tij dhe frymëzimin në fushë, Gjon Ndoja braktiset në mënyrë të turpshme. Ai i dha shumë Vllaznisë e ndërsa klubi asgjë atij, edhe tani kur kishte nevojë më shumë se kurrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME