Klipi, i kthyer menjëherë në viral, i cili besohet se u filmua në Azinë qendrore, tregon një çift të palumtur që ushqejnë njëri-tjetrin me një copëz tortë, teksa të tjerët bëjnë fot e video.

Nusja që duket e pikëlluar, merr një copëz tortë nga bashkëshorti i ardhshëm dhe e fut në gojë.

Por, kur i vjen radha asaj për të ushqyer dhëndrin, i cili është i veshur me kostum të zi, ajo e ngacmon duke ia hequr tortën nga goja.

Dukshëm i pakënaqur, dhëndri go.det gruan e tij me shpulla në fytyrë, duke lënë të shokuar të pranishmit.

Nusja, e cila mban një diademë në kokë, mezi mbahet në këmbë nga shpulla e tme.rrshme.

Ajo më pas shihet të vërë duart në fytyrë, teksa dhëndrri agres.iv tërhiqet nga mënga prej një burri tjetër, i ftuar në dasëm.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer kundër sjelljes së dhu.nshme të dhëndrit.

Njëri shkruan: “Ai djalë ka nevojë për një mësim mbi të drejtat e njeriut dhe ajo grua ka nevojë për një dosja divorci, pa u kurorëzuar fare!”

Një tjetër postoi: “Do doja që ajo të mos e vazhdonte më atë dasëm.”

Ndërkohë që nuk dihet me saktësi, se ku është filmuar ngjarja disa shikues online sugjeruan se kjo ngjarje u zhvillua diku në Azi.

https://video.dailymail.co.uk/video/mol/2019/03/07/5072215175505002681/1024x576_MP4_5072215175505002681.mp4