Ish deputetja e PD, Grida Duma ishte e ftuar mbrëmë në emisonin "Xing me Ermalin". Demokratja ndryshe nga daljet e tjera televizive mbrëmë tregoi një tjetër anë të saj.

Ndërkaq, moderatori Ermal Mamaqi në bisedë e sipër e pyeti ish deputeten se përse nuk vjen kreu i PD, Lulzim Basha në emisionin e tij, pasi i ka bërë disa herë ftesë dhe nuk ka pranuar.

Mamaqi: Luli pse nuk vjen te emisioni im se kam nja dy vjet që e ftoj dhe nuk vjen?

Duma: Ti nuk gjen ndonjë gabim tek vetja?

Mamaqi: U mendova nuk kam ndonje gabim...Mos ndoshta pse kam ftuar Ramën

Duma: Po aty e ke qelbur fare ti...(qesh)

(E përsërit moderatori)

Mamaqi: Ore Luli pse nuk vjen te emisioni im?

Duma: Sa mira ta ka bërë Ermal. Të paska ngelur ne subkoshiencë.

Mamaqi: Dua të nxjerr këtë tabelën. E kemi hapur, dyqanin e kemi hapur në çdo orë, këtë emisionin.