Historia e popullit spanjoll është një nga faqet më të rëndësishmë të librit të madh të historisë së kombeve, pushtues, tregtarë, kalëros,
filozofë, artistë dhe shkrimtarë të cilët kanë ndikuar me veprat e tyre botën e thithën ajrin për herë të parë në tokën spanjolle dhe e lëshuan frymën e fundit po aty.
Me një histori kaq të pasur dhe me një tejmbushje me personalitete të kalibrit botëror, Spanja dhe populli spanjoll nuk ka sesi të mos kenë lënë gjurmë me thellësinë e mendimeve të tyre në kohëra.
Për kënaqësinë e ndjekësve dhe lexuesve tanë kemi mbledhur një koleksion të bukur të thënieve të popullit spanjoll.
Ne jemi të bindur se do t’i pëlqeni ato ?
Na thoni cila është e preferuara juaj!
Afërsia është gjysëm familjare.
Armiku i rrëzikshëm është ai për të cilin nuk dyshon.
Atij që ka gruan e bukur, shtëpinë në kufi dhe vreshtin pranë rrugës, nuk do t’i mungojnë grindjet kurrë.
Beqari është – si palloi, i fejuari si luani, i martuari është – si gomari.
Burri i bukuroshes është gjithnjë në alarm.
Dashuria korrupton zemrat e pastra dhe pastron ato të papastra.
Dielli më i mirë është ai që më ngroh sot.
Djalli shkon njëherë në shtëpinë e të pasurve dhe dy herë te të varfërit.
Edhe kali më i butë hedh shkelma, po t’i shtrëngohet freri vazhdimisht.
Gruaja, era dhe fati ndërrojnë shpejt.
Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, lum ai komb që e përkrah.
Kopja nuk mund të jetë kurrë më e përkryer se origjinali.
Kur mund të hash bukë thatë në shtëpinë tënde, mos kërko mish të njomë në shtëpinë e tjetrit.
Kur zjarri dhe uji janë në luftë, është zjarri ai që humb.
Kurrë mos i thuaj burimit “unë nuk do pij nga ti”
Kush nuk di, nuk dyshon.
Me gënjeshtër dhe art jetohet gjysëm viti, anasjelltas gjysma tjetër.
Mos kërko maçok me pesë këmbë.
Nëse hedh baltë kundër një muri, në mos ngeltë balta, ngelet njolla.
Nëse je në pozitë të lartë, nuk do ta njohësh veten tënde; nëse nuk je, askush s’ka për të të njohur.
Në udhëtimin e gjatë edhe fija e kashtës është e rëndë.
Njeriut të lumtur më parë i lind një vajzë.
Një gotë pije është tamam, dy janë shumë, kurse tri janë shumë pak.
Për urinë e madhe s’ka bukë të keqe.
Po të tha gruaja të hidhesh nga shkëmbi, lut Zotin të jetë shkëmb i ultë.
Rregulli jep bukë, çrregullimi jep uri.
S’është njësoj si të flasësh për demat si të jesh në arenë.
Të marrësh anën e të drejtit, do të thotë para së gjithash t’i shërbesh vetvetes.
…dhe mos harroni të na thoni cila është e preferuara juaj!