Për veshkat dhe rrugët urinare: Çaji kurues me rrënjë lulebore

Hydrangina që gjendet te lulebora, rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat, duke shkarkuar mbetjet e akumuluara. Lëngu i rrënjëve, kurativ edhe për prostatën

Ky topth petalesh delikate me ngjyra të ëmbla që të kënaqin shpirtin simbolizon mirënjohje, krenari dhe vlerësim.

Luleborës i janë thurur këngë e vargje dashurie, por simbolika e kësaj luleje të bukur që të kujton mbrëmjet e freskëta të Pogradecit ose Shkodrën e mrekullueshme shkon përtej.

Lulebora në fakt është një lule që dhurohet në përvjetorin e katërt të martesës, ose i jepet një personi të lumtur, optimist dhe të ndershëm.

Lulebora gjithashtu simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe besnikërinë.

Lulebora është zbuluar për herë të parë në Japoni.

Në gjuhën angleze emrin e ka “Hydrangea” që vjen nga greqishtja e lashtë.

“Hydor” do të thotë ujë, ndërkohë që “Angos” do të thotë enë.

Rrjedhimisht lulebora është si një enë uji duke iu përshtatur më së miri nevojës së luleborës për ujitje të vazhdueshme.

Luleborat shumëngjyrëshe janë karakteristikë e këtyre qyteteve të bukura Shqiptare dhe mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar prej shumë vitesh.

Përveç hijeshisë së saj të pakundërshtueshme, lulebora njihet si një bimë e jashtëzakonshme terapeutike.

TONIKU I VESHKAVE
Në botë egzistojnë katër deri në pesë lloje luleborë, rrënjët dhe bishtat e të cilave janë përdorur prej shekujsh në terapi të ndryshme dhe kura shëndetësore veçanërisht për të luftuar gurët në veshka, infeksionet në fshikëzën e urinës, prostatën dhe alergjitë nga polena ose pluhuri.

Luleborën mund ta përdorim si barishte (rrënjët dhe bishtat e nëndheshme) në pregatitjen e lëngjeve tonike që i bëjnë mirë veshkave.

Lëngu i bërë me luleborë rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat duke shkarkuar mbetjet e akumuluara dhe ndihmuar në formimin e sekrecioneve të rëndësishme.

Lulebora ka në përmbajtjen e saj hydranginën, një përbërës i rëndësishëm falë të cilit lulebora ka të gjitha vlerat e nevojshme që ndihmojnë veshkat

Lulebora ka në përmbajtjen e saj edhe flavonoidë, minerale siç janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe sulfuri.

Këto elementë besohet të ofrojnë një kontribut fantastik në gjëndjen shëndetësore të njeriut.

Shumë njerëz përdorin rrënjët dhe bishtat e luleborëss duke i zier në ujë të bollshëm për pesë minuta dhe duke e konsumuar lëngun si çaj.

Në të vërtetë shumë çajra në botë që luftojnë gurët në veshka përmbajnë elementin hydrangea, por edhe bimë të tjera si lulerradhiqja.

IDEAL EDHE PËR MËLÇINË
Një studim i publikuar në revistën Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry disa vite më parë arriti në konkluzionin që ekstraktet e rrënjës së luleborës kanë fuqi të jashtëzakonshme antioksidantësh të dobishme për mëlçinë, shumë herë më të larta se qumështi i gjëmbit të gomarit dhe shafranit të Indisë të kombinuara së bashku.

Studiuesit Japonezë tregojnë se lëngu nga rrënjët e luleborës ndihmojnë në shkarkimin e gurëve të vegjël nga veshkat pa patur nevojë për ndërhyrje kir.urgjikale dhe pa dhi.mbje.

Sipas të njëjtëve shkencëtarë lëngu i rrënjëve të luleborës përdoret për trajtimin e dhim.bjeve kronike të kraharorit që shkaktohen nga bronkiti.

VETËM RRËNJËT, JO LULET DHE GJETHET
E megjithatë, lulebora konsiderohet edhe si një lule me një bukuri vrastare. Lulebora shkakton helmime serioze.

Në rast se konsumoni gjethet dhe gonxhet e luleve atëherë jeni në rrezik

Simptomat e helmimit të shkaktuar nga kjo lule përfshijnë të vjellat, dhim.bjet e barkut, diarea, frymëmarrje e rënduar, etj.

Herën tjetër kur ta shikoni këtë lule të jashtëzakonshme, kujtoni që pavarësisht rreziqeve, nëna natyrë na ka ofruar shumë ndihmë për të lu.ftuar problemet tona shëndetësore nga më të zakonshmet

Lulebora
Meqenëse lulebora është një lule që rritet në fusha, ajo përfaqëson pastërti, pafajësi, besnikëri dhe durim.

Kjo lule e njohur prej shekujsh, është përdorur sidomos nga egjiptianët për të dekoruar produktet e qeramikës, ndërsa piktorët e mesjetës e kanë përdorur si motiv.

Rekomandohet që lulebora t’i jepet një personit të lumtur, optimist dhe të ndershëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME