Aksident me vdekje ne Shkodër. Nje grua ka vdekur ndërsa vajza e saj e cila eshte shtatzëne ne gjendje te rende.
Aksidenti ka ndodhur ne afërsi te ish 5 heronjve ne rrugën Shkodër Koplik.
Policia ne vendngjarje ndersa nene e bije jane derguar me shpejtesi ne spital por nena nuk ka arritur te mbijetoje.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 13.03.2019, ora 14.05, në aksin rrugorë Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur “5 Heronjt”, lagje Dobraç, Shkodër, mjeti me drejtues shtetasin S. D. banues në Boriç i Vogël Malësi e Madhe, ka aksidentuar dy këmbësore.
Shtetasja H. B. 58 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe E. B. 18 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




