Një video e pazakontë që po qarkullon në internet dhe që është filmuar me nga ajri me dron, shfaq pasojat e tornados që ua mori jetën 23 personave në Alabama dhe Georgia të SHBA-së, që shkatërroi gjithçka që i doli përpara.
Megjithatë, ajo çfarë u ka tërhequr më shumë vëmendjen të gjithë atyre që e kanë parë videon, është një shtëpi që i ka mbijetuar tornados së fuqishme derisa gjithçka përreth saj është bërë rrafsh me tokë, madje pemët gjigante ishin shkulur me rrënjë
Videoja është filmuar nga fotografi Matt Gillespie, pasi vendosi ta ngrit në ajër dronin mbi Ellersie të Georgia. Përbri videos së postuar në Facebook, Gillespie ka shkruar se është pothuajse e pamundur të besosh se si kjo shtëpi po qëndron, kur gjithçka rreth saj është “shkatërruar.”
Madje ajo nuk e ka pësuar as dëmin më të vogël, e pemët që ishin përreth janë shkulur me rrënjë duke krijuar kështu një skenë të ngjashme me ato apokaliptike të filmave të Hollywood-it. Në anën tjetër shtëpitë tjera që ishin jo larg asaj që nuk është shkatërruar, kanë pësuar dëme të mëdha nga erërat e forta që frynin me afro 300 kilometra në orë.