Horoskopi, parashikimi i yjeve 14 mars 2019

DASHI21. mars – 20. prill
Nëse kohet e fundit keni pasur vështirësi te vogla ne çift sot do jeni me te kthjellet dhe do arrini te zgjidhni çdo gjë. Ja qe me dëshirë te mire dhe pak me shume tolerance mund te arrihet çdo gjë.

Beqaret me ne fund do bien ne dashuri me dike dhe nuk do mendojnë asgjë tjetër përveçse te krijojnë një jete me te. Për financat mos u mbështesni tek Urani sepse ai vetëm sa do ua ndërlikojë gjerat me shume.

DEMI21. prill – 21. maj

Përfitoni nga ambienti i qete qe mbizotëron sot ne jetën tuaj për t’i kërkuar partnerit diçka qe e keni ëndërruar prej kohesh. Po ditët te flisni keni për ta marre atë qe dëshironi. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Neptuni do jete planeti qe do ndikoje tek financat dhe do i mbaje ato sa me te qëndrueshme. Do jeni te qete ne këtë sektor.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Bashkëpunimi ne çift ka për të qenë shumë më i mirë gjatë kësaj dite. Te dy do i pranoni gabimet qe keni bere se fundmi dhe do bëni çdo përpjekje për t’i zgjidhur. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë

lloj ndryshimi ne jetën e tyre dhe do e jetojnë çdo moment ashtu si t’iu vije. Për financat situata do jete tej mase e favorshme. Përfitoni për te bere edhe disa investime.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Dite shume entuziaste ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do qëndroni me shume kohe me njeri-tjetrin dhe do i shprehni pafundësisht dëshirat. Edhe beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri dhe do realizojnë takime interesante. Financat me mire mos i ngatërroni as me miqtë as me dashurinë. Situata sot do lere për te dashuruar, por po nuk bëtë kujdes mund te përkeqësohet akoma me tepër.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Gjate kësaj dite, çfarëdo te ketë ndodhur me pare me partnerin, do arrini te mëreni vesh me se miri. Nuk do fiksoheni pas detajeve te vogla dhe pa ndonjë rëndësi.

Beqaret do jene me te parrezistueshem fale Marsit. Nëse dine te sillen me personat qe do takojnë mundet edhe ta ndryshojnë statusin e tyre.

Gjendja e financave ka për t’u përmirësuar, por kujdes nga Marsi qe mund t’iu shtyjë të shpenzoni pak me tepër.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Dite shume e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire ne krahët e

partnerit dhe do preferoni te bëni një pauze te shkurtër për te reflektuar. Beqaret nuk duhet te lënë asnjë mundeni t’iu ike nga duart sepse do pendohen gjithë jetën. Me financat tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ne mënyrë qe te mos ketë probleme serioze.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Nuk do i qëndroni dot besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse dikush tjetër mjaft joshës do iu beje menjëherë për vete. Beqaret duhet te tregohen me te duruar ne mënyrë qe te fillojnë lidhjen aq shume te dëshiruar. Po vepruar tani pa u menduar do gabojnë.

Financat ka rrezik te kenë tronditje te forta. Shmangni çdo lloj investimi tepruar qe mos mbeteni pa para ne xhep.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Beni atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe keni për t’ia kaluar për mrekulli me partnerin. Çdo çast do jete i veçante dhe emocionues. Beqaret nuk duhet te tregohen te pamatur dhe nuk duhet te pranojnë

çdo lloj propozimi qe do ju behet, pasi mund te zhgënjehen tej mase me vone. Me financat tregohuni te kujdesshëm dhe çdo gjë do ju ece me se miri.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Dite si neper ëndrra ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta dhe nuk do doni qe asgjë te ndryshoje. Beqaret ka rrezik te mbeten edhe sot vetëm pasi nuk do ju pëlqejnë shume personat qe do ju dalin para. Ne planin financiar asgjë nuk ka për t’iu ecur mire sepse kohet e fundit keni kryer shpenzime te pamenduara.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Do përkujdeseni gjate gjithë kohës sot ju te dashuruarit për njeri-tjetrin dhe marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme.

Te gjithë do ju kenë zili, por nuk do ju prishin dot pune. Beqaret me mire te mos rrezikojnë shume sepse mund te lëndohen. Gjendja e financave ka për te qene goxha delikate. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Duhet te jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe t’i hapni rruge here pas here partnerit. Me inat dhe kokëfortësi nuk do arrini asgjë, përveçse do lëndoni edhe veten tuaj. Beqaret do bëjnë mire te mos luajnë shume me zjarrin sepse do digjen keq. Buxheti do jete i paqëndrueshëm, prandaj çdo shpenzim duhet ta kryeni me mjaft kujdes.

PESHQIT

20. shkurt – 20. mars
Tregohuni te arsyeshëm sot ju te dashuruarit dhe mos bëni gjera te pamenduara. Nga ana tjetër duhet t’i shprehni

edhe me tepër ato qe ndieni. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos lëndohen. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te tregoheni te arsyeshëm sa me shume qe te mundeni. Hua mos jepni për asnjë arsye.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME