Habit studimi, fytyra juaj tregon menjëherë nëse jeni i pasur apo i varfër

A mendoni se mund të dallojmë nëse një person është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë? Mesa duket mundemi!

“Journal of Personality and Social Psychology” ka publikuar një artikull i cili tregon se dallimet në mirëqënien reflektohen në fytyrat e njerëzve.

Profesori Nicholas O. Rule dhe Thora Bojrnsdottir nga universiteti i Torontos kryen një studim në ambjentet e fakultetit. Ata iu treguan studentëve qindra fotografi, dhe 68% e tyre ishin të saktë për të dalluar në bazë të portreteve të pasurit dhe të varfrit.

Edhe pse studentët nuk jepnin dot një shpjegim të saktë se ku bazohen për cilësimin e tyre, autorët mendojnë se kryesisht sytë dhe goja, janë tiparet kryesore për të saktësuar gjendjen sociale.

“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të përjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty, por nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta, dhe diferencat të vëreheshin”, u shpreh Nicholas 0.Rule.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME