Një shqiptar kishte vendosur të martohej me një grua 70-vjecare. Historia ka ndodhur në Zvicër, por martesa u refuzua për shkak të diferencës së madhe mes burrit dhe gruas.
Dhe për këtë arsye është një dashuri që gjykata e Laussanes (VD) nuk e beson. Tashmë të lidhur në vendin e tyre në një martesë tradicionale, shqiptari nga Kosova baba i dy fëmijëve, donte të martohej me një zvicerane 70-vjecare, me origjinë marusiane në Lausanne të Zvicrës.
Në vitin 2010, ata kërkuan hapjen e një dosjeje martesore në gjendjen civile të Lozanës. Pasi apelet nuk ndryshuan asgjë, çifti vendosi të martohej në Kosovë vitin vijues (2011). Më pas ai u kërkoi autoriteteve të Vaudit të rishikonin kërkesën e tyre, gjë të cilën ata nuk e bënë duke lënë në fuqi vendimin për mos pranimin e martesës.
Në vitin 2016, pensionistja maurisiane mori shtetësinë zvicerane dhe kërkoi që bashkëshorti i saj t’i bashkohej asaj në brigjet e liqenit të Gjenevës, në emër të bashkimit familjar.
Ende skeptike, autoritetet zvicerane i kanë dërguar shpjegim nga ambasada e tyre në Kosovë. Hetuesit zbuluan se te “martuarit” në të vërtetë ka jetuar me nënën e dy fëmijëve të saj bashke me “gruan” shtatëdhjetëvjeçare. Megjithatë, çifti paraqiti një ankesë të re në Gjykatën kantonale.