Ndërpritet derbi i shqiptarëve në Zvicër, tifozët ia vunë zjarrin stadiumit

Ndeshja mes Sionit dhe Grasshoppers në kampionatin e Zvicrës është ndërpritur nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshja u ndërpre që në minutën e parë të pjesës së dytë(46), ku tifozët musafirë nga Grasshoppers hodhën flakadanët në fushë dhe ia vunë zjarrin sektorit të tyre.

Gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen për arsye se në fushën e lojës nuk garantohej siguaria e lojtarëve. Ndërkohë klubi i Grasshopers rrezikon seriozisht një dënim të rëndë nga Federata e Zvicrës.

Rezultati ishte 2-0 në favor të Sionit, ku futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, ishte asistues i të dy golave, njëri gol u shënua nga Pajtim Kasami, e tjetri nga Roberts Uldrikis.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME