Superiorja luhet vetëm në Grupin B, Vllaznia me 99% e ngjitur

Me fitoren që skuadra e Vllaznisë arriti ndaj Erzenit duket thuajse e ngjitur, duke parë edhe humbjen e shijakasve me Korabin diferencën prej 11 pikësh apo dhe kalendarin, ku ndeshjen e radhës, shkodranët e luajnë sërish në fushën e tyre me Besëlidhjen.

Shkodranet kane edhe 6 ndeshje per te luajtur deri ne fund te kampionatit por pritet qe te sigurojne edhe matematikisht ngjitjen ne Superlige disa jave perpara fundit.

Por, duket se lufta për Superioren tashmë do të zhvendoset vetëm në Grupin B, aty ku Bylisi i vendit të parë është me 3 pikë më shumë se Besa e vendit të dytë. Dueli ka muaj që ka nisur, ndonëse ballshiotët nuk e kanë lëshuar vendin e parë duke mos e ndier presionin e Besës.

Bylisi këtë javë pret Egnatian, ndërsa Besa është pushim. Ballshiotët do të synojnë 3 pikët e radhës, ndërsa synimi i tyre është që të shkëputen sa më shumë nga kavajasit, me të cilët do të përballen pas dy javësh në Kavajë. /Vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME